Austria ka ndaluar fluturimet nga dhe për në Shqipëri nga 16 korriku deri më 31 korrik.
Sipas një njoftimi të Aeroportit të Rinasit ndalimi vjen nga Vjena zyrtare që ka futur edhe Tiranën në listë bashkë me Bosnjë Hercegovinën, Bullgarinë, Egjiptin, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Rumaninë e Serbinë.
Në njoftim theksohet se Austrian Airlines do anulojë të gjitha fluturimet ndërmjet Vjenës dhe Tiranës gjatë periudhës 16-31 korrik 2020.
Po kështu udhëtarët që i kanë prerë tashmë biletat mund të aplikojnë për rimbursim ose të rishikojnë e shtyjnë datën e fluturimit deri në fund të vitit 2021.
“Pasagjerët, fluturimet e të cilëve janë anuluar dhe të cilët nuk duan të përdorin mundësitë e rishikimit të datave mund të aplikojnë për një rimbursim duke përdorur formularin në internet në faqen e internetit të Austrian Airlines.
🔛 https://www.austrian.com/…/help-and-con…/contact-form-refund
Pasagjerët që dëshirojnë të kryejnë fluturimin e tyre në një datë të mëvonshme, kanë mundësi të ndryshme rishikimi dhe mund të realizojnë udhëtimin e tyre të ndryshuar deri në fund të 2021.
Pasagjerët që kanë tranzitin në Vjenë, do të mbrohen me linjë tjetër nga destinacion tjetër. Austria Airlines parashikon mbrojtjen e pasagjerit.” – thuhet ndër të tjera në njoftim.