Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) në Maqedoninë e Veriut ka nisur festën edhe pse rezultati i votave ende nuk ka dalë.
Zëdhënësi i BDI-së deklaroi se nga 50 për qind të të të dhënave BDI-ja po udhëheq bindshëm në Tetovë dhe Çair.
Ai madje theksoi edhe fitore të thellë në Komunën e Sarajit dhe Dibrës. Osmani shpalli fitore edhe në Komunën e Likovës dhe Kërçovës.
“Fitore në Teracë, Sopishte, Manastir dhe Strugë”, tha Bujar Osmani.
Kësaj here në raportimin e zgjedhjeve ka patur interes nga mediet greke dhe ato bullgare të cilat kanë dërguar gazetarët e tyre. Një situatë kjo e ndryshme me zgjedhje të kaluara. Arsyet mendohen se lidhen me zhvillimin e ndryshimit të emrit nga Maqedoni në Maqedoninë e Veriut.
Kandidati nga partia shqiptare e BDI-së për kryeministër Naser Zyberi në një deklaratë për mediat tha se rezultatet e para flasin për një fitore të thellë në qytetet shqiptare.
Ai theksoi se kryeministri shqiptar është në tavolinë.
“Rezultatet janë jo zyrtare dhe ato flasin për një fitore të thellë bindëse të BDI-së, që nga qytetet jugore në ato më veriore. Kjo na i shton përgjegjësitë më shumë për të përfaqësuar shqiptarët. Ne në mënyrë permanente kryetari qeverisja e ardhshme do respektojë disa marrëveshje themelore si ajo e Prespës, Ohrit që do mundësojë hapjen e negociatave dhe integrimin në Evropë. Nevoja më permanente është përballja me pandeminë si edhe rimëkëmbjen ekonomikë. Kryeministri Shqiptar është në tavolinë.”-tha Naser Zyberi.