Vendosni fjalën kyçe....

Bëri xhiro vetë me një motor uji, djali i Cristiano Ronaldos hetohet nga policia


Djali i Cristiano Ronaldo është vënë nën hetim nga policia, pas publikimit të një videoje ku shihej duke bërë xhiro me një motor uji, ndërsa ishte me pushime me gjyshen e tij në Madeira, Portugali.

Ishte motra e Ronaldos ajo që filmoi nipin teksa po bënte xhiro dhe e hodhi videon në rrjetet sociale. Por pas kritikave ajo e fshiu direkt, por nuk vonoi shumë që policia të niste hetimet për rastin.

Drejtimi i një motori uji pa një licencë përbën kundërvajtje në bazë të ligjit në gadishullin Iberian dhe në ishullin e Madeiras.

Sipas ligjeve portugeze, gjobat individuale për përdorimin e një motori uji pa licencën e duhur shkojnë midis 298 euro dhe 2,990 euro.

Cristiano Ronaldo është aktualisht me pushime në një vend tjetër, me djalin e tij 3-vjeçar Mateo dhe të dashurën spanjolle Georgina Rodriguez.

 

View this post on Instagram

 

Donde la vida comienza y el amor nunca termina 💘🏝👨‍👩‍👦

A post shared by Georgina Rodríguez (@georginagio) on


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *