Një i ri nga komuniteti rom është vrarë në Gjirokastër në rrethana ende të paqarta.
I riu mosha e të cilit nuk është bërë e ditur akoma është dërguar nga persona të panjohur në spitalin rajonal të Gjirokastrës, të cilët janë larguar menjëherë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen Zinxhira, ndërsa në trupin e tij mjekët kanë konstatuar plagë në kokë në zonë e ballit, që mendohet se mund t’i ketë marrë dhe jetën.
Nga plaga dyshohet se i riu është goditur me sende të forta.
Në lidhje me ngjarjen policia ka nisur hetime për zbardhjen e identitetit dhe shkaqeve të vrasjes së 21-vjeçarit.