Vendosni fjalën kyçe....

“Duhet të na lejohet të themi atë që duam” – Idris Elba kundër censurimit të filmave për përmbajtjet raciste


Me protestat kundër racizmit në SHBA që vijojnë që prej vdekjes së George Floyd, janë censuruar shumë filma dhe shfaqje televizive me argumentin se kanë përmbajtje raciste. Por aktori dhe producenti Idris Elba është kundër masave të censurës. Ai thotë se beson në “lirinë e fjalës” dhe është kundër censurës për të mbrojtur audiencën.

“Çështja për lirinë e fjalës, është se nuk është e përshtatshme për të gjithë”– tha Elba në një intervistë për revistën ‘Radio Times’ kur u pyet për ndërprerjen e disa shfaqjeve dhe episodeve në shfaqje, për shkak të përmbajtjeve raciste.

“Për t’u tallur me të vërtetën, duhet të dini të vërtetën. Por për të censuruar temat raciste brenda një shfaqje… Unë mendoj se shikuesit duhet ta dinë që njerëzit kanë bërë shfaqje si kjo”– tha aktori, duke argumentuar se sistemet e vlerësimit tashmë në vend duhet të jenë të mjaftueshme që audienca të “dijë se në çfarë po futet”.

Elba shtoi se tregimtarët duhet të kenë të drejtë të “thonë atë që duan” pa pasur frikë se do të censurohen. “Unë nuk besoj në censurë. Unë besoj se duhet të na lejohet të themi ato që duam të themi. Sepse, në fund të fundit, ne jemi krijuesit e tregimeve”- tha aktori. Ai shton: “Suksesi nuk e ka ndalur racizmin për mua. Të më pyesni mua për racizmin është si të pyesni mua për sa kohë kam marrë frymë”.

Mjaft artistë kanë hequr dorë nga punët e tyre, vetëm për shkak të kritikave që kanë marrë nga aktivistët e “Black Live Matters”. Marrim rastin e Mike Henry i cili u detyrua të mos bënte më zërin e personazhit të Cleveland Broën në shfaqjen e animuar ‘Family Guy ’, për shkak të kritikave pse një artist i bardhë po bënte zërin e një personazhi me ngjyrë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *