Vendosni fjalën kyçe....

Guvernatori i Venetos: Kujdes nga virusi serb, ka pësuar mutacion


Guvernatori i Venetos në Itali, Luca Zaia, ka kërkuar që Parlamenti të adresojë zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme. Por gjatë konferencës së tij për mediat, bëri edhe një deklarim të papritur.

Ai tha se virusi kishte shumë mundësi të kishte pësuar një mutacion dhe që rastet e para me virusin e ndryshuar vinin nga Serbia.

Siç shkruajnë mediat italiane, Zaia tha se analizat e kryera treguan që virusi mbart një ngarkesë virale më të lartë, gjë që e bën atë edhe më të rrezikshëm.

 “Në Veneto, situata është nën kontrollin absolut. Ne nuk shqetësohemi për shpërthime shtëpiake indigjene, sepse gjeneza e virusit është më pak virulente, ka një ngarkesë më të ulët virale. Kur rastet e para mbërritën nga Serbia pa i thënë asgjë askujt, unë e sekuencova virusin serb.

Virusi serb ka një mutacion që nuk e dimë, që është i njëjtë në të katër rastet që mbërritën nga Serbia, e cila kishte një ngarkesë shumë të lartë virale. Me pak fjalë, kushtojini vëmendje sepse është një gjë krejt e ndryshme nga ato që gjenden në Itali dhe jashtë saj dhe duket se, të paktën për momentin, janë më virulente”, tha guvernatori.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *