Vendosni fjalën kyçe....

Ilir Meta thërret Lulzim Bashën në takim


Presidenti i vendit, Ilir Meta i ka kërkuar një takim kreut të opozitës, Lulzim Basha. Presidenti ka kërkuar që takimi të bëhet sot në orën 11:00.

Ende nuk është e qartë se për çfarë qëllimi, Meta kërkon një takim me Bashën dhe çfarë do jetë në qëndër të bisedimeve mes tyre. Megjithatë, kjo ftesë vjen në një kohë të trazuar për politikën shqiptare, ku palët kanë mosdakordësi lidhur me hapjen e listave dhe për ndryshime kushtetuese lidhur me Reformën Zgjedhore.

Kujtojmë se Basha doli kundër vendimit për listat e hapura, duke thënë se po bëhet me qëllimin e vetëm për të bllokuar koalicionet parazgjedhore.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *