Vendosni fjalën kyçe....

Këshilli i qytetit vendos heqjen e monumentin të guvernatorit të parë rus të Alaskës


Këshilli i qytetit në Sitka, Alaskë, ka vendosur të heqë një statujë të Alexander Baranov, eksploruesit dhe guvernatorit të parë të Alaskës në kohën kur ajo ishte pjesë e Rusisë. Rezoluta renditi një numër akuzash serioze kundër tij.

Baranov punoi për ndërmarrjen ruso-amerikane, e cila ishte mjeti për përpjekjet e qeverisë ruse për tu shtrirë në Amerikë. Për gati tre dekada ai ishte guvernatori de-fakto i kolonive ruse në kontinent. Sitka – e quajtur Novoarkhangelsk nga themeluesit e saj rus – shërbeu si kryeqyteti i tij.

Të martën, këshilli i qytetit Sitka vendosi se nuk dëshironte më një statujë të Baranovit në qytet

Sipas rezolutës, Baranovi mbikëqyri ‘skllavërimin e njerëzve të Tlingit dhe Aleut; dhunoi gratë vendase, vrau banorët indigjenë e u vodhi pronat – shpesh duke i justifikuar veprimet e tij në teorinë e superioritetit racor dhe kulturor’.

Është e vërtetë që kolonizimi rus i Alaskës në shekujt 18 dhe 19 u motivua pjesërisht nga dëshira për të përfituar nga pasuritë e saj natyrore. Ndonjëherë kjo veprimtari ishte mjaft e dhunshme.

Vetë Novoarkhangelsk, për shembull, u dogj krejtësisht gjatë një lufte tre-vjeçare midis rusëve dhe fiseve Tlingit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *