Ka marrë fund saga me studentët e ekonomikut të ciklit master diplomat e të cilëve nuk ishin shpërndarë për shkak të një ngërçi mes dekanit të këtij fakulteti Dhori Kule dhe Rekotrit Mynyr Koni.
Studentët të cilët kishin prej kohësh që nuk merrnin diplomat bënë mediatike problemin e tyre madje dërguan çështjen edhe në Gjykatë.
Ditën e sotme 315 diplomat e tyre janë firmosur nga Rektori Mynyr Koni.
Por një tjetër problem qëndron akoma i hapur për të njëjtën çështje ku 1500 studentë të Bachelorit presin të marrin kartonat ku rektori pret listën e firmosur nga Dekani dhe më pas të japë edhe ai firmën për pajisjen më këtë dokument.