Presidenti i vendit Ilir Meta, ka publikuar një video të kryeministrit Edi Rama të pak viteve më parë, ku shprehej lidhur me ndërhyrjet në Kushtetutë për hapjene listave dhe ndalimit të koalicioneve parazgjedhore.
Në video Rama thotë se nuk do përsërisë gabimet e vitit 2008 duke bërë ndërhyrje të nxituara në Kushtetutë, por tanimë duket se ka ndërruar mendim.
“Sidoqoftë duhet të shpresojmë se nuk do bëhet një faj shumë më i rëndë se ai i vitit 2008. Një herë edhe mund të mbahet fjala se nuk bëhet kijameti!” – shkruan presidenti Meta me ironi.
Kujtojmë se Meta ka kërkuara paraditen e sotme një takim me kreun e opozitës Lulzim Basha dhe mendohet se ky takim do të mbahet pikërisht për këtë çështje.
Kryedemokrati Basha ka kundërshtuar ndërhyrjet në Kushtetutë për hapjen e listave, pasi sipas tij kryeministri Edi Rama po e bën me qëllim të ndalë koalicionet parazgjedhore pasi ka frikë nga koalicioni opozitar në zgjedhjet e ardhshme.