Vendosni fjalën kyçe....

Ministri gjerman: Për Shqipërinë ka ende hezitim, duhet të nisim konferencat e anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut


Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Mass, ka thënë ditën e sotme se konferencat për anëtarësimin e Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut gjatë presidencës gjermane të BE-së janë më të mundura për Shkupin zyrtar sesa për Tiranën.

Gjatë një seance dëgjimore në komisionin e jashtëm të PE-së, Mass, ka thënë se qartë se Gjermania synon mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut gjatë presidencës së saj të Bashkimit Europian, shkruan ABC News.

“Në fillim të këtij viti, ne shpresuam në arritjen e një marrëveshjeje lidhur me vendimin për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Ne ishim shumë të kënaqur që kjo u arrit. Ne do të donim që të zhvillonim disa konferenca anëtarësimi gjatë presidencës gjermane. Kjo është më shumë e mundur për Maqedoninë e Veriut sesa për Shqipërinë. Ky është mesazhi që ne po marrin edhe nga shtete të tjera anëtare. Ka ende hezitim kur vjen fjala për Shqipërinë. Por, edhe nëse ne nuk do mund të avancojmë kaq shpejt me Shqipërinë, ne duhet të fillojmë negociatat dhe konferencat e anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut. Sigurisht që ne do të donim të bënim të njëjtën gjë për Shqipërinë. Ne nuk e dimë se kur mund të jetë e mundur, por ky është objektivi ynë.” – ka thënë Maas.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *