Vendosni fjalën kyçe....

Neuer kapet në kamera duke kënduar këngë nacionaliste kroate, por kjo nuk pritet mirë nga rrjeti (VIDEO)


Kapiteni i Bajernit të Mynihut dhe i kombëtares gjermane, Manuel Neuer është filmuar duke kënduar një këngë gjatë pushimeve në Kroaci dhe për këtë ka marrë shumë kritika.

Portieri shihet me një grup burrash në një plazh duke kënduar “Lijepa li si” që do të thotë “Ti je e bukur”, një këngë e cila i referohet një zone në Bosnjë e Hercegovinë, dhe pretendohej nga nacionalistët kroatë në vitet 1990.

Neuer është me pushime në Kroaci me trajnerin e tij Toni Tapalovic, i cili ka lindur në Gjermani por është me origjinë kroate, shkruan BBC.

Nuk dihet nëse Neuer i ka kuptuar fjalët e këngës, por menaxheri personal i portierit i tha gazetës “Bild” se Neuer nuk flet kroatisht. “Lijepa li” konsiderohet si himni jozyrtar i futbollit i Kroacisë dhe është i popullarizuar në kombin e Ballkanit.

Teksti i referohet Herceg-Bosna, një zonë në shtetin fqinj Bosnje-Hercegovina e pretenduar nga kroatët boshnjakë në vitet 1990, të cilët u mbështetën nga qeveria në Zagreb gjatë luftërave në Ballkan.

Këngëtari nacionalist kroat Marko Perkoviç e shkruajti këngën në vitin 1998. Por shfaqjet e tij janë ndaluar në disa vende evropiane.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *