Përfundon takimi në Presidencë mes presidentit Ilir Meta dhe kryetarit të opozitës Lulzim Basha. Asnjëri prej tyre nuk doli para kamerave për të zbuluar detajet e takimit që zgjati rreth 50 minuta.
Në takimin me presidentin, kryedemokrati u shoqërua nga sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi.
Ishte një takim i thirrur nga kreu i shtetit, Ilir Meta, në vazhdën e zhvillimeve politike lidhur me miratimin e ndryshimeve kushtetuese në Komisionin e Ligjeve për hapjes së listave dhe ndalimin e koalicioneve zgjedhore.
Kryedemokrati Lulzim Basha ishte i përpiktë dhe u paraqit në Presidencë disa minuta më para se ora të shënonte 11:00.
Si Meta, ashtu edhe Basha kishin reaguar më herët kundër miratimit të ndryshimeve kushtetuese në një kohë kur zgjedhjet janë vitin e ardhshëm.