Mes forcave të repartit Shqiponja dhe disa të dyshuarve ka pasur përplasje në Elbasan pasi efektivët e policisë ishin në ndjekje të tyre.
Të dyshuarit nuk i janë bindur urdhrit të policisë dhe kanë goditur fugonin e efektivëve.
Gjatë këtyre kundërshtimeve është thyer dhe një nga xhamat e fugonave të ‘Shqiponjave’ teksa personat e dyshuar janë shoqëruar.
Ngjarja ka ndodhur tek Ura e Zaranikës dhe gjithë përplasja ndodhi pasi të dyshuarit tentuan të largoheshin dhe jo t’i binden urdhrit të efektivëve të Shqiponjave për të ndaluar.