Kryeministri Rama deklaroi para pak çastesh se shumica në Komisionin e Ligjeve, kishte votuar marrëveshjen e 5 qershorit të dakordësuar me opozitën jashtëparlamentare edhe pse nuk e kishte pasur konsensusin e opozitës parlamentare.
Ai shtoi se opozita jashtëparlamentare dhe ajo presidenciale nuk e duan popullin shqiptar.
“E kemi votuar me shumicë jo konsensus, sepse opozita parlamentare refuzon të pranojë mosdepolitizimin e komisioneve të votimit e numërimit. Kjo gjë siç e dini është lëshimi i madh i bërë nga PS-ja jo me hirin e objektivave të vet por me pahirin e përfshirjes së opozitës jashtëparlamentare në proces. Dje Komisioni i Ligjeve i ka hapur rrugë pjesëmarrjes së qytetarëve në zgjedhjen e partisë dhe dhënien e pëlqimit për deputetët pa rrezikuar përfaqëimin e grave në Kuvend. Jemi në mes të dy palëve të asaj që duan apo nuk duan. Në e dimë se as opozita jashtëparlamentare dhe as ajo presidenciale nuk e duan popullin. Por Kuvendi është sovran dhe në aspektin etik s’është e denjë që Kuvendi të sulmohet e përbuzet qoftë nga një institucion si Presidenti qoftë nga opozita jashtëparlamentare që u largua nga parlamenti me vullnetin e saj të lirë. Opozitën parlamentare e ka zgjedhur ajo parlamentare, s’e kam zgjedhur unë, as Taulant Balla. Do e diskutojmë me opozitën parlamentare marrëveshjen për Kodin Zgjedhor pa shkelur asnjë pikë të marrëveshjes me opozitën jashtëparlamentare. ” – tha Rama.