Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Presidenti Meta është opozita e tretë në vend, zyra e tij seli opozitare


Kryeministri Rama e ka quajtur presidenti si opozitën e tretë në vend.

Deklarata e kreut të qeverisë vjen pas deklaratës së djeshme të presidentit Meta se parlamenti ka vetëm 82 deputetë të ligjshëm.

Sipas kreut të qeverisë, Meta është poli i tretë opozitar në vend por edhe ai do duhet t’i nënshtrohet vendimit të parlamentit lidhur me reformën zgjedhore.

“Kryeministri Rama deklaroi sot se koalicionet nuk mund të ndalohen dhe as do ndalohen por do bëhen si në çdo vend të Europës ku secila parti do paraqitet me kandidatët e saj në zgjedhjet e ardhshme.

Presidenti nuk është ndryshe nga Lulzim Basha lidhur me deklaratën e tij se parlamenti ka vetëm 82 deputetë legjitimë. Presidenca është seli e opozitës dhe presidenti është në opozitë. Në fakt kemi 3 opozita. Atë parlamentare, jashtëparlamentare e ajo presidenciale por me këtë të fundit marrëdhëniet i kemi institucionale. Presidenti do i nënshtrohet si kushdo tjetër vendimit të parlamentit.” – tha Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *