Vendosni fjalën kyçe....

Shfaqja “e mallkuar” amerikane – 3 vdekjet tragjike të aktorëve


Vdekja e Naya Rivera-s, gjatë një xhiroje me varkë në një liqen në Kaliforni nuk është tragjedia e parë për serialin televiziv “Glee”, por e treta.

Kjo sepse përveç aktores 33-vjeçare, më parë kanë humbur jetën edhe kolegët e saj, Cory Monteith dhe Mark Salling. Shfaqja “Glee” u transmetua nga 2009 deri në 2015.

Humbja e aktorëve në moshë fare të re, ka ngritur dyshime nëse shfaqja është e mallkuar. Zbulimi i trupit të Rivera-s në liqen përkon me përvjetorin e shtatë të vdekjes së Monteith.

Cory Monteith ishte 31 vjeç kur u gjet i vdekur në një dhomë hoteli në Vancouver, në vitin 2013, shkruan CNN. Vdekja e tij u përcaktua si aksidentale, pas një mbidoze droge.

Pesë vjet më vonë, aktori tjetër Mark Salling, me të cilin Rivera kishte qenë në një lidhje, u vetëvra në moshën 35-vjeçare. Ai dy vite përpara se të vetëvritej ishte akuzuar se kishte në posedim materiale të pornografisë me të mitur dhe ishte në proces gjyqësor kur vendosi t’i jepte fund jetës.

Rikthehemi te Naya Rivera. Aktorja 33-vjeçare u zhduk të mërkurën pasi kishte dalë të bënte xhiro me varkë, me djalin e saj katër vjeçar në Liqenin Piru. Por 4-vjeçari u gjet i vetëm dhe duke fjetur në varkë.

Djali i Rivera-s i tha policisë se ata kishin shkuar për not, por ajo nuk u kthye më. Ai thotë se është ngjitur përsëri në varkë me ndihmën e nënës e cila e ka shtyrë nga pas. 4-vjeçari është kthyer të shohë pas, por ka parë nënën të zhduket nën sipërfaqen e ujit. Trupi i aktores u gjet të hënën pas një kërkimi të gjatë, ku u angazhuan zhytës, helikopterë e nëndetëse.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *