Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthim me tritol pranë banesës së 22-vjeçarit në Fushë-Krujë


Foto ilustruese

Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur pranë banesës së një 22-vjeçari pas mesnate në Fushë Krujë. Për fat të mirë nga ngjarja nuk ka patur persona të lënduar, por vetëm dëme të vogla materiale.

 “Më datë 15.07.2020, rreth orës 02:15, jashtë rrethimit të banesës së shtetasit E.K., 22 vjeç, në Fushë Krujë, ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse, nga e cila ka vetëm dëme të vogla materiale.”– thuhet në njoftimin e policisë.

Eraldo Koçja quhet i riu, në banesën e të cilit ka ndodhur shpërthimi mbrëmë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Kujtojmë se vetëm dy net më parë në Fushë Krujë iu vendos eksploziv banesës së 17-vjeçares që denoncoi përdhunimin nga gjashtë të rinj, pesë nga të cilët janë pas hekurave, ndërsa një tjetër vijon ende në kërkim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *