Ambasadori i BE-së në Tiranë, Soreca, deklaroi sot se miratimi i marrëveshjes së 5 qershorit duhet të miratohet në parlament sa më shpejt.
Nga Vlora ai theksoi se reforma zgjedhore është kusht kyç për hyrjen në BE.
Lidhur me ndryshimet kushtetuese, Soreca shtoi se duhen bërë konsultimet e duhura dhe të vijojë dialogu.
“Siç e dini BE e ka mirëpritur marrëveshjen e 5 qershorit, ai është një proçes gjithëpërfshirës, kjo marrëveshje të miratohet shumë shpejt. Ne ftojmë parlamentin ta pranojë. Reforma zgjedhore është kusht kyç për hyrjen në BE, kusht pa të cilin Shqipëria nuk mund të fillojë konferencën e parë ndërkombëtare, ky si kusht duhet të përmbushet plotësisht. Ndërkohë që sa i përket ndryshimeve të kushtetutës, do të thoja që orientimet e këshillit të Venecias dhe OSBE, kërkojnë që të bëhen konsultimet e duhura, ne e njohim parlamentin, ne inkurajojmë të gjitha palët të vazhdojnë dialogun, bashkëpunimin me të njëjtin mekanizëm gjithëpërfshirës ashtu si në 5 qershor.” – tha Soreca.