Vendosni fjalën kyçe....

“Të paskrupujt kanë më pak mundësi për t’u fshehur” – Ambasadorja Kim pas emërimit të prokurores së re të SPAK


 

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka reaguar lidhur me emërimin e prokurores së 13-të të SPAK-ut, Manjola Kajana.

Kim përshëndet shtimin e kapaciteteve të Prokurorisë së Posaçme përmes një postimi në “Twitter”, ndërsa shprehet se kështu po zvogëlohen mundësitë për ata që ambasadorja i quan të paskrupujt.

 “Urime ZPP/SPAK për prokurorin e ri që iu shtua ekipit. Kapacitet më i madh do të thotë më pak mundësi për të fshehur të paskrupujt”, shkruan ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *