Vendosni fjalën kyçe....

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, çfarë deklarojnë dy votues të rinj shqiptarë (Video)


 

Teksa zgjedhjet e parakohshme në Maqedoninë e Veriut kanë hyrë në ditën e tretë e të fundit, pjesëmarrja në rang vendi deri në orën 15:00 ka qenë rreth 31.78%.

Dy ditët e para kanë votuar personat e sëmurë, te pafuqishmit, të sëmurët kronikë, të burgosurit, ata që janë në arrest shtëpiak, të moshuarit në azilet e pleqve dhe persona të shpërngulur brenda vendit.

Dy të rinj shqiptarë nga Tetova kanë votuar sot në zonën zgjedhore 6, që duhet thënë është më e rëndësishmja për shqiptarët dhe partitë politike shqiptare duke qenë se zgjedh më shumë deputetë shqiptarë.

Sipas 23-vjeçarit Medi Selmani, qyteti i Tetovës përballet me shumë probleme e ndër më kryesoret ai vëren problemin e komunikacionit rrugor, gropat e shumta e mungesat e parkingjeve për mjetet.

“Ne si qytetarë shqiptarë në Republikën e Maqedonisë së Veriut kërkojmë nga cilado parti që vjen në pushtet të investojë në pjesët ku jetojnë shqiptarët e të mos investojnë vetëm në pjesët ku jetojnë maqedonasit. Kurse problemi tjetër është numërimi i popullsisë. Ne jemi ndër vendet e rralla në botë që nuk e dimë se sa jemi si popullsi, sa shqiptarë, sa maqedonas, etj.” – thotë Selmani në mesazhin e tij.

Ndërsa Agron Dehari shkon më tej në deklaratën e tij. Ai thekson problematikat e shumta që ekzistojnë në Tetovë.

Dehari thekson se ka ardhur enkas për ta bërë votën e tij të pavlefshme. Sipas të riut, vota e tij nuk duhet të përdoret nga asnjëra prej partive politike.

Ai pohon se asnjëra prej partive nuk ka program frymëzues ndërsa shton se Teuta Arifi e BDI-së, nuk ka bërë asnjë ndryshim në 7 vitet e saj në drejtim të Tetovës si kryebashkiake. Ata bëjnë thirrje për investime në zonat ku jetojnë shqiptarët, rritje të punësimit e përmirësim të kushteve të jetesës.

Votimet në Maqedoninë e Veriut përfundojnë ditën e sotme e më pas priten rezultatet që do përcatojnë qeverinë e re të Shkupit. /Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *