Vendosni fjalën kyçe....

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, pjesëmarrja e të veçantat e ditës së sotme (Fotot)


Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat e pjesëmarrjes në zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut.

Sipas saj, deri në orën 15:00, pjesëmarrja e zgjedhjeve është 31.78%. Deri në atë çast, të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 576.576 qytetarë.

Në zonën e gjashtë zgjedhore pjesëmarrja ka qenë 22.85%, në zonën e pestë 31.51 %, në zonën e katërt, 35.56 %, në zonën e tretë 37.24%. Në zonën e dytë 29.96 %, ndërsa në zonën e parë është 35.51 %.

Në zonën 6 zgjedhore, në një qendër votimit të vendosur në shkollën “Liri” në Tetovë, votimet kryhen në kushtet e pandemisë. Siç duket edhe nga fotot shoqëruese, të cilat janë bërë rreth orës 15:30, votuesit dezinfektojnë duart para votimit.

Të bie në sy se në Tetovë kandidojnë të gjitë krerët e partive politike shqiptarë që janë në vend të parë të listave shumëemërore.

Përkatësisht Menduh Thaçi për Partinë Demokratike Shqiptare (PDSH), Ziadin Sela për Aleancën për Shqiptarët e Alternativa e Ali Ahmeti për Bashkimin Demokrat për Integrim (BDI).

Vlen të theksohet se zona 6 zgjedhore është më e rëndësishmja për votuesit e partitë shqiptare pasi nxjerr më shumë deputetë shqiptarë.

Sot është dita e tretë dhe e fundit e zgjedhjeve në vendin fqinj.

Dy ditët e para kanë votuar personat e sëmurë, te pafuqishmit, të sëmurët kronikë, të burgosurit, ata që janë në arrest shtëpiak, të moshuarit në azilet e pleqve dhe persona të shpërngulur brenda vendit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *