Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim deklaroi se partia që ai drejton ka fituar deri më tani 12 mandate ndërsa pritet edhe i treti.
Me këtë rezultat paraprak BDI-ja deklarohet e para ndër partitë shqiptare, e cila ka mandatuar edhe një kandidat shqiptar për kryeministër.
Ahmeti deklaroi se në zonën 1, 2, 5 dhe 6 ku është edhe zona më me shumicë shqiptare BDI-ja ka fituar nga kampi shqiptar.
“Në zonën 1,2 në zonën 5 dhe 6 fitues BDI-ja. Deri më tani BDI-ja ka fituar mbi 100 mijë vota në të gjitha zonat”-deklaroi Ahmeti.