Barcelona ka humbur ndaj Osasunës në sfidën e parafundit të kampionatit spanjoll.
Me rezultatin 1-2 “blaugranat” thelluan diferencën ndaj Real Madrid e vendit të parë.
Ishin miqtë që shënuan të parët me Jose në pjesën e parë ndërsa Messi barazoi në pjesën e dytë ndërsa në minutat e fundit të sfidës Torres i shkaktoi disfatën edhe pse ishin në disavantazhin e një lojtari më pak.
Në sfidën tjetër Real Madrid fitoi ndaj Villareal me rezultatin 2-1.
Golat e fitores për “galaktikët” i shënoi Benzema ndërsa për miqtë shënoi Iborra.