Vendosni fjalën kyçe....

Covid-19 nuk i ndikoi, fondet për shëndetësinë me tepricë 52 mln euro në 4-mujorin e parë


Pandemia Covid -19 duket se, nuk ka ushtruar presion mbi shpenzimet publike në sektorin e shëndetësisë, pasi ecuria e buxhetit për katër mujorin e parë 2020 ka rezultuar me një tepricë prej 6,6 miliardë lekësh, ose rreth 53 milionë euro në buxhetin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Sipas të dhënave zyrtare për ecurinë e zbatimit të buxhetit 2020, publikuar nga Ministria e Financave, “kursimet” kanë ndodhur pothuajse në të gjitha shërbimet. Pandemia uli fluksin e kërkesave për shërbime shëndetësorë të tjera edhe prej masave kufizuese në lëvizje. Për rrjedhoje shuma e më e madhe e fondeve është kursyer në shërbimet e kujdesit parësor dhe dytësor.

Të dhënat tregojnë se nga 3,2 miliardë lekë të planifikuara për shërbimin parësor u realizua 89 % e shumës së planifikuar, ndërsa kursimet më të mëdha erdhën nga shërbimi dytësor ku ishin planifikuar të shpenzoheshin 11 miliardë lekë, por u alokua vetëm 65.7% e shumës.

Të dhënat buxhetore tregojnë se, fondet rezultuan me tepricë edhe në shërbimin e Urgjencës Kombëtare. E fokusuar vetëm në shërbimet ndaj Covid, shpenzimet për këtë shërbim u realizuan vetëm 28 për qind e fondit të planifikuar të periudhës. Nga 175 milionë lekë që ishin programuar për urgjencën kombëtare, u realizuan 50 milionë lekë gjatë katër-mujorit të parë 2020.

Nisur nga nevojat shtesë për financime të nxitura nga pandemia, qeveria rishikoi me rritje buxhetin e ministrisë së Shëndetësisë për vitin 2020. Nga 62,9 miliardë lekë fillimisht, me rishikimin fondet u zgjeruan me 3.5%, duke arritur vlerën e 65.1 miliardë lekëve.

Teksa kapacitet buxhetore u përqendruan në përballimin e pandemisë, fluksi i shërbimeve mjekësorë rutinë pësoi një ulje të ndjeshme në këtë periudhe. Sipas burimeve nga QSUT që nga fillimi i pandemisë në muajin mars e deri aktualisht pavionet e tjera po punojnë më një ngarkesë të ulët.

Vizitat dhe ndërhyrjet e planifikuara janë shtyrë, ndërsa mbyllja e shkollave dhe kufizimet në lëvizje për shkak të pandemisë kane ulur intensitetin e ekspozimit te të sëmurëve kronike ndaj virozëve të stinës.

Gjatë periudhës në vijim, sektori i shëndetësisë do të përballet me kërkesa shtesë për investime, për shkak të pandemisë, por edhe sëmundjeve kronikë prej plakjes së popullsisë.

Financimi me fonde publike i sektorit të shëndetësisë është rreth 3% e PBB-së përqindja më e ulët në Rajon dhe Europë.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Monitor


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *