Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut në konferencën e sotme për shtyp ka publikuar rezultatet e para jozyrtare nga zgjedhjet parlamentare.
Nga gjithsej 942.334 votues dhe prej 31.466 fletëvotimeve të pavlefshme rezultatet janë:
Koalicioni “Mundemi” e udhëhequr nga LSDM-ja ka gjithsej 327.329 vota, VMRO -DPMNE-ja dhe koalicioni 315.343 vota, BDI 104.587 vota , koalicioni ASH-AAA 81.227 vota, partia e Majta 37.551 vota, dhe PDSH 13.891 me vota.
Komfor votave, LSDM dhe koalicioni Mundemi ka siguruar 46 mandate, VMRO-DPME 44, BDI 15, ASH-AAA 12, e Majta 2, PDSH 1.
Në Njësinë numër 1: Koalicioni “Mundemi” 8 deputet, VMRO-DPMNE 7 deputet, BDI 2 deputet, ASH&A 2 deputet, E majta 1 deputet.
Në Njësinë numër 2: Koalicioni “Mundemi” 7 deputet, VMRO-DPMNE 7 deputet, BDI 3 deputet, ASH&A 3 deputet.
Në Njësinë numër 3: Koalicioni “Mundemi” 9 deputet, VMRO-DPMNE 10 deputet, E majta 1 deputet.
Në Njësinë numër 4: Koalicioni “Mundemi” 10 deputet, VMRO-DPMNE 10 deputet.
Në Njësinë numër 5: Koalicioni “Mundemi” 8 deputet, VMRO-DPMNE 8 deputet, BDI 3 deputet, ASH&A 1 deputet.
Në Njësinë numër 6: Koalicioni “Mundemi” 4 deputet, VMRO-DPMNE 2 deputet, BDI 7 deputet, ASH&A 6 deputet, PDSH 1 deputet.
KSHZ-ja njoftoi se këto janë rezultatet jozyrtare dhe partitë kanë të drejta për ankesa, ndërsa KSHZ-ja brenda 72 orë duhet të jep një epilog.