Vendosni fjalën kyçe....

Epërsia që i dhanë shqiptarët Zaevit


Në Maqedoninë e Veriut pas shpalljes së rezultateve paraprake nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve nxjerrin me deputetë më shumë koaliconin “Mundemi” të udhëhequr nga partia maqedonase LSDM ku bën pjesë edhe partia shqiptare “BESA”.

Sipas KSHZ-së ky koalicion ka deri më tani 46 deputetë ndërsa vetë partia e shqiptare “BESA” ka arritur të marrë 4 deputetë një rezultat ky që nëse e krahasojmë me deputetët e marrë nga partia rivale maqedonase e LSDM-së VMRO-DPNME e cila ka siguruar 44 deputetë i jep asaj avantazhin e dy mandateve në ulëset e parlamentit.

Kështu BESA i ka dhënë një epërsi të qartë LSDM-së në avantazhin për të krijuar qeverinë.

Me këto rezultate sërish asnjë nga dy partitë që kanë siguruar më shumë vota nuk krijojnë dot qeveri pasi nuk arrijnë të krijojnë shumicën në parlament.

Përveç partisë BESA në lojë për të vendosur krijimin e qeverisë duhet që të hyjë në koalicion një tjetër parti shqiptare.

Por ku janë zgjedhur deputetët e BESËS dhe kush janë ata?

Në njësinë e 6 zgjedhore, deputet të zgjedhur janë Bilall Kasami i radhitur si bartës liste dhe Fadil Zendeli i radhitur si i katërti në listën për deputet.

Në njësin e 1-rë zgjedhore deputet i zgjedhur është Kastriot Rexhepi si i shtati në listë.

Kurse në njësinë e 2-të zgjedhore deputet i zgjedhur është Bastri Bajrami, po ashtu si i shtati në listën për deputet.

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *