Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve vuri në pranga një punonjës të Forcave Operacionale me akuzën e vjedhjes së kryer duke shpërdoruar detyrën.
Nga hetimet e SHKBB ka rezultuar se polici me iniciale B.B ka përdorur kartën e furnizimit të karburantit të makinës së punës për furnizimin e makinës së tij private dhe të të afërmve të tij.