Vendosni fjalën kyçe....

Google rrezikon 5 miliardë dollarë gjobë për gjurmimin e përdoruesve edhe në modalitetin “privat”


Google dhe kompania e saj mëmë Alphabet Inc, janë akuzuar për gjurmimin e përhapur dhe në mënyrë të paligjshme – të veprimtarive të miliona njerëzve edhe pse ata kanë nisur një poces gjyqësor, duke kërkuar dëmshpërblim prej 5 miliardë dollarësh.

Parashtruar të martën në një gjykatë rrethi amerikane në San Jose, ankesa thotë se Google ka shkelur ligjin federal të përgjimeve të Amerikës dhe ligjin e intimitetit në Kaliforni duke mbledhur informacione për atë që njerëzit shikojnë në lajme, kërkojnë në internet ose shohin në aplikacionet e tyre në celular – edhe kur ata fikin gjurmimin në cilësimet e llogarisë së tyre ose kalojnë shfletuesit në modalitetin privat.

Procedimi gjyqësor i ngritur nga Boies Schiller Flexner, një firmë juridike që përfaqëson disa konsumatorë individualë që veprojnë ‘në emër të të gjithë të tjerëve që ndodhen në të njëjtën mënyrë’, pretendon se mbledhja e të dhënave lehtësohet përmes Firebase të Google – programi i përdorur për ruajtjen e të dhënave të aplikacioneve dhe dërgimin e njoftimeve dhe reklamave – të cilat veprojnë në mënyrë të padukshme për përdoruesit e aplikacionit.

Procedimi gjyqësor tani kërkon një kompensim prej të paktën 5 miliardë dollarë nga gjigandi i teknologjisë.

Google deri më tani nuk ka komentuar akuzat. Boies Schiller Flexner, e cila ka përfaqësuar disa prej konkurrentëve të kompanisë si Facebook, më parë akuzoi kompaninë se regjistronte fshehurazi aktivitetin e përdoruesve të shfletuesit Chrome edhe në modalitetin ‘Incognito’. Google tha në atë kohë se do të luftonte kundër pretendimit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *