Vendosni fjalën kyçe....

Hakerohen llogaritë në “Twitter” të politikanëve e biznesmenëve amerikanë, mes tyre Biden, Kardashian, Obama, Musk


Një seri llogarish në “Twitter” të personazheve të njohur të jetës politike, të biznesit dhe të shoëbiz-it në SHBA, janë hakeruar të mërkurën dhe janë përdorur për të siguruar monedha dixhitale.

Mes tyre përmendim, kandidatin për president të demokratëve Joe Biden, ish-presidentin Barack Obama, Kim Kardashian, Elon Musk e Kanye West.

Ndërsa hakerimi i llogarisë nuk është i pazakontë, ekspertët u befasuan nga shkalla e lartë e koordinimit të incidentit të së mërkurës.

“Kjo duket se është hakerimi më i rëndë që i është bërë ndonjëherë një platforme të madhe të mediave sociale“- tha Dmitri Alperovitch, i cili bashkë-themeloi kompaninë e sigurisë në internet CrowdStrike, citon ABC.

“Twitteri” njoftoi se ka nisur hetimet mbi atë që e quajti një “incident të lidhur me sigurinë” dhe se po kufizonte aftësinë e njerëzve për të bërë pastime dhe për të ndryshuar fjalëkalimin.

Aksionet e kompanisë ranë gati me 5 përqind pas mbylljes së tregut, përpara se të shlyente humbjet e saj.

Disa nga postimet u fshinë me shpejtësi, por u bënë shumë përpjekje për të rifituar kontrollin e disa prej llogarive. Në rastin e miliarderit të Teslas, Elon Musk, u fshi një postim nëpërmjet të cilit kërkohej një shumë në monedhë dixhitale, por pak më vonë u shfaq një tjetër dhe më pastaj edhe një postim i tretë.

Sipas të dhënave të deritanishme, hakerat kanë arritur të sigurojnë tashmë më shumë se 100 mijë dollarë në monedha dixhitale.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *