Vendosni fjalën kyçe....

Koronavirusi mbyll zyrat e Gjendjes Civile në Vlorë


Mbyllen zyrat e Gjendjes Civile në bashkinë e Vlorës, deri në datën 29 korrik 2020.

Shkak për këtë është bërë infektimi i një punonjëseje të gjendjes civile, e cila pasi ka kryer tamponin për koronavirusin, ka rezultuar pozitive.

Si masë paraprake, do të testohen edhe punonjësit e tjerë për të parë nëse ndonjë prej tyre e ka marrë virusin dhe zyrat ndërkohë do të qëndrojnë mbyllur.

Shërbimet e këtyre zyrave në qytet do të jepen online përmes e-Albania deri në afatin e caktuar ose në zyrat e GJC në Novoselë dhe Qendër Vlorë, përcaktuar nga protokollet e mbrojtjes së shëndetit në të tilla raste.

 “Afati 14-ditor ka të bëjë me masat karantenizuese për rastet e tilla, ndërkohë shërbimi për qytetarët do të mund të jepet rregullisht online ose zyrat e përcaktuara.

Kërkohet mirëkuptimi nga qytetarët për situatën dhe apelohet që për mbrojtjen e shëndetit të të gjithëve, të kontribuojmë të gjithë, duke zbatuara masat mbrojtëse”- thuhet në një njoftim nga institucioni.

Ditën e sotme, Ministria e Shëndetësisë konfirmoi 99 raste të reja me Covid-19, ndërsa 3 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit. Me këto, numri i vdekjeve nga koronavirusi në vendin tonë ka shkuar në 104.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *