Në zyrën ku u takua Komisioneri për Zgjerim i BE-së Olivér Várhelyi me Presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç në një tavolinë qëndronte një libër me titull “Kosova e Metohija” dhe lidhur me këtë ka reaguar Ministrja e Jashtme e Kosovës Meliza Haradinaj-Stublla.
Ministrja e ka quajtur këtë ekspozim përtej skandalit diplomatik dhe më shumë se provokim dhe anim ndaj një shteti tashmë të pavarur.
Sipas saj ekspozimi i “librave shovinistë” është i qëllimshëm ndërsa projkesionet të tilla kanë vdekur bashkë me regjimin e Millosheviçit.
Postimi i plotë:
Është përtej skandalit diplomatik dhe më shumë se provokim dhe anim – takimi i Komisionerit për Zgjerim të BE-së z.Olivér Várhelyi me Vuçiqin, me ekspozim të qëllimshëm të librave shovinistë, me emra që janë derivat i projeksioneve për spastrim etnik dhe pretendime territoriale ndaj shteteve tashmë të pavarura dhe sovrane.
Projeksionet e tilla kanë vdekur, bashkë me regjimin gjenocidal të Millosheviqit.
Këtë duhet t’a ketë të qartë çdo tavolinë, e çdo përfaqësues: Republika e Kosovës është një dhe e pacenueshme.
Kosova e 17 Shkurtit nuk preket!