Presidenti Meta deklaroi ditën e sotme se nuk do i njohë ndryshimet kushtetuese të propozuara nga mazhoranca dhe opozita parlamentare.
Sipas kreut të shtetit një akt i tillë është i paprecedent dhe nuk do njihet duke qenë se i shërben synimeve politike të një force të caktuar politike.
Meta tha gjitashtu se koalicionet nuk mund të ndalohen pasi kjo gjë bie ndesh me Kushtetutën e Shqipërisë.
“Pse ndalimi i koalicioneve është anti-kushtetues. Përmbajtja thelbësore e propozimeve bie ndesh me parimet kushtetuese. Parashikimi i nenit 68 të Kushtetutës me justifikimin absurd se është bërë në nxitim e sipër në vitin 2008 bie poshtë. Kjo gjë bie ndesh fort me nenin 96 të Kushtetutës, nën që njeh qartë organizimin e partive në koalicione. Kushtetuta është ligjit themeltar dhe s’mund të trajtohet si i pavlerë dhe të shërbejë për arritjen e synimeve politike të një force të caktuar politike. U bëj thirrje të gjithëve për reflektim e përgjegjshmëri. Si garant i Kushtetutës do bëj detyrën time në mbrojtje të Kushtetutës kundër një vendimi të paprecedent në historinë e pluralizmit. Një akt i tillë nuk do njihet nga Presidenti i Republikës.” – tha Meta.
Presidenti sqaroi pikat e Kushtetutës që ndalojnë ndryshimet e njënashme të Kushtetutës.
Ai tha se parlamenti ka vetë 82 deputetë të ligjshëm dhe përveç kësaj përmendi edhe dy nenet e Kushtetutës që ndalojnë procedurat e ndryshimit të Kushtetutës në kohën kur vendi është në gjendje të jashtëzakonshme.
“Mandatet e opozitës parlamentare janë jolegjitime dhe këtë gjë e kam thënë edhe më herët në mënyrë të vijuar dhe Kuvendi s’i ka numrat për të bërë ndryshimet kushtetuese.
Procedura parlamentare për ndryshimin e Kushtetutës bie ndesh me Kushtetutën.
Neni 170: Gjatë gjendeveqë kërkojnë marrjen e masave të jashtëzakonshme nuk mund të ndryshohen çështje kushtetuese.
177 pika 2: Asnjë rishikim i Kushtetutës nuk mund të merret gjatë kohës kur janë vendosur masat e jashtëzakonshme. Nisma për rishikimin e kushtetutës është propozuar nga një grup deputetësh të opozitës së re, që jo vetëm që kanë hyrë në parlament në kundërshtim me Kushtetutën por ata e kanë paraqitur kërkesën më 15 qershor 2020.
Në këtë datë Shqipëria ishte nën gjendjen e fatkeqësisë natyrore me vendimin e Kuvendit, gjendje që përfundonte më 23 qershor.” – shtoi Meta.