Presidenti i vendit Ilir Meta, ka shpërndarë një video në rrjetet sociale ku tregohen pamje mbresëlënëse nga Shqipëria.
Malet e larta, herë të gjelbërta e herë të zbardhura nga bora, presidenti i krahason me ato të Zvicrës.
“Çfarë ka Zvicra më shumë përveç Referendumeve?”– shkruan Meta krahas videos promovuese të turizmit shqiptarë.
Me vetëm 1 fjali të shkurtër, Meta kryen 2 detyra. Së pari promovon turizmin shqiptar, dhe e dyta edhe referendumin, një çështje të cilën e ka për zemër dhe kërkon që vendimet e rëndësishme siç janë ndryshimet kushtetuese për listat e hapura të bëhen pikërisht përmes referendumit popullor.