Tanimë maska është bërë e detyrueshme në realitetin e ri me të cilin na ka përballur koronavirusi.
Ministrja e Francës për Industrinë, Agnès Pannier-Runacher harroi maskën në makinë, gjatë një eventi në Paris për Ditën e Bastijës.
Ajo u shfaq e panikosur dhe vrapon tek makina me të cilën kishte mbërritur, por mjeti ishte larguar. Ministrja e panikosur mbulon hundën e gojën me duar, ndërsa i kërkon ndihmë personave të pranishëm. Edhe pse shumë të tjerë pranë ministres nuk kishin maskë e as nuk po ruanin distancë, Agnès Pannier-Runacher këmbëngul që ta ketë maskën dhe menjëherë i kthehet buzëqeshja kur ia sjell një kolege.