Vendosni fjalën kyçe....

Përballja e partive në Maqedoninë e Veriut, mbështetësit e LSDM-së në festë


Janë numëruar 80% votave në Maqedoninë e Veriut për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare.

Deri më tani nga përpunimi i rezultateve në 2,773 vendvotimeve nga gjithsej, respektivisht nga rreth 80 për qind e vendvotimeve prin koalicioni “Mundemi” i udhëhequr nga LSDM-ja prin me 36.54 për qind, VMRO-DPMNE me 35.61 për qind, BDI me 10.06 për qind, dhe koalicioni ASH- Alternativa me 8.31 për qind. Partia e Majta ka 4.03 për qind, PDSH 1.4 për qind dhe Integra 1.37 për qind.

Pas daljes së rezultateve mbështetësit e LSDM-së kanë dalë në festë, ku në videon e mëposhtme shihen festimet e tyre në rrugët e qytetit të Tetovës. 

Në partitë shqiptare BDI-ja është kryesuese në shumicën e zonave ku kryetari i saj në një deklaratë publike lajmëroi se ka siguruar 12 deputetë ndërsa pritet edhe i 13 të konfirmohet.

Në zonën 1,2 në zonën 5 dhe 6 fitues BDI-ja. Deri më tani BDI-ja ka fituar mbi 100 mijë vota në të gjitha zonat”-deklaroi Ahmeti.

BDI-ja në këto zgjedhje mandatoi edhe një kryeministër shqiptar Naser Zyberin, për të cilin thotë se do e imponojë nëse duhet të bëjë koalicion me një parti maqedonase. 

Nga ana tjetër edhe kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela deklaroi se “koalicioni që ata udhëheqin është përpara në disa komuna shqiptare si p.sh në Gostivar, Bogovinë, Pervenicë, Dearc, jemi duke prit rezultatet prej Tetove atje shkon rezultati i balancuar, kolaicioni është përpara në Gostivar edhe në Niçan dhe në Sarajë“.

https://www.facebook.com/ZiadinS/videos/3262965980595933/

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut janë të parat pas ndërrimit të emrit pas marrëveshjes së Prespës dhe erdhën pas dorëheqjes së Zoran Zaevit pasi BE-ja refuzoi hapjen e negociatave vitin e kaluar.

Këto zgjedhje u zhvilluar për tre ditë me radhë për shkak të kushteve të distancës sociale të shkaktuar nga pandemia e koronaviursit./Hashtag.al

Rezultatet deri me tani

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *