Vendosni fjalën kyçe....

Policia jep detaje për vrasjen në Gjirokastër: Arrestuam të dyshuarin, adoleshentët panë gjithçka por s’treguan


Policia ka arrestuar një të dyshuar lidhur me vrasjen e 35-vjeçarit dje në Gjirokastër. Në pranga ka rënë një 23-vjeçar, i cili besohet se ka patur një konflikt të çastit me 35-vjeçarin Gjergj Ajmasi, dhe e ka goditur me sende të forta duke i shkaktuar vdekjen.

“Menjëherë pas ngjarjes së ndodhur në lagjen “Zinxhira”, Gjirokastër, ku pas një konflikti të çastit mes dy shtetasve humbi jetën shtetasi Gj. A., 35 vjeç, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër organizuan punën për zbardhjen e ngjarjes.

Falë punës së mirorganizuar hetimore u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifikimi i autorit, kapja dhe shoqërimi i tij në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit P. Xh., 23 vjeç, banues në lagjen “Zinxhira”, për veprën penale “Vrasja me dashje”, pasi gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin Gj. A., duke i shkaktuar vdekjen.”- thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë është arrestuar një tjetër i ri i cili ka qenë i pranishëm gjatë sherrit, por nuk ka kallëzuar në polici. Dy adoleshentë po procedohen në gjendje të lirë për të njëjtën arsye.

“Gjithashtu u arrestua në flagrancë shtetasi A. A., 18 vjeç, si dhe u proceduan penalisht shtetasit N. Xh., 16 vjeç dhe V. M., 14 vjeç, banues në lagjen “Zinxhira” , për veprën penale “Moskallëzim krimi”, pasi kanë qenë të pranishëm në momentet që ka ndodhur krimi dhe nuk e kanë kallëzuar atë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.”- bëjnë me dije uniformat blu.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *