Qeveria federale e Kanadasë do t’u japë 13 krahinave dhe territoreve më shumë se 19 miliardë dollarë për të ndihmuar në pagimin e kostove të rifillimit të ekonomisë pas disa muaj bllokimesh nga pandemia COVID-19, tha Kryeministri Justin Trudeau të enjten.
Paratë e gatshme, të cilat ka për qëllim të kujdeset për kostot e jashtëzakonshme gjatë gjashtë deri tetë muajve të ardhshëm, do të ndahen për gjurmimin dhe përcjelljen e virusit, sigurimin e pajisjeve mbrojtëse, ndihmën e komunave për të paguar shpenzimet e tyre operative dhe gjëra të tjera, tha Trudeau në një konferencë për shtyp.