Kryeministri Rama i është përgjigjur menjëherë presidentit Meta pas deklaratave të bëra prej tij para pak çastes në bashkëbisedimin me gazetarët.
Kreu i qeverisë shkruan në dy postime të njëpasnjëshme në Twitter se përtej deklaratave të Metës, ndryshimi i sistemit, hapja e koalicioneve dhe listave nuk bëhet më referendum.
Rama thotë se sistemi s’do ndryshojë e as koalicionet nuk do ndalen, kurse listat do hapen. Ndërsa shton se modeli që do merret si referencë është ai gjerman.
“IM thotë ndryshimi i sistemit,heqja e koalicioneve,hapja e listave bëhen vetëm me referendum!Askund nuk bëhet referendum për këto çështje. Ndërsa këtu as sistemi s’do ndryshojë,as koalicionet s’do ndalohen,po listat do hapen nga Kuvendi i Shqipërisë me ligj, me zakon e me karton! Sa për modelin lindor, modeli i koalicionit që kemi s’është as perëndimor,a s jugor, as verior dhe prandaj nuk gjendet askund në lindje a në perëndim! Modeli i ri do të jetë gjerman e plotësisht europian, koalicion tamam, me zë, figura e program, jo kosh karavidhesh pa din as iman!” – shkruan Rama në Twitter.