Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Nuk do i ndalojmë koalicionet, por do i bëjmë si në Gjermani


Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur shqetësimeve të opozitës jashtë parlamentit, lidhur me ndryshimet në Kushtetutë për listat e hapura dhe për ndalimin e koalicioneve parazgjedhore.

Rama thotë se nuk do i ndalojë krejtësisht koalicionet, por do ketë ndryshime në mënyrë që një koalicion të kandidojë me “1 kandidat dhe jo me 3-mijë”, siç shprehet ai.

“Kjo është qarja e fundit e Lulit, jo se sdo qajë më më mbrapa, por e fundit në kohë, pra e qara më e fundit. Ne nuk do i ndalojmë koalicionet dhe ju e dini shumë mirë, por thjesht do i bëjmë koalicionet si në Gjermani dhe në çdo vend të Europës dhe unë do isha shumë mirënjohës nëse më gjejnë një shtet demokratik që i ka koalicionet sin ë Shqipëri. Të më sjellin një. Në Europë jo e jo, por ta gjejnë andej prapa diellit.

Lartmadhëni (I drejtohet Kujtim Gjuzit), Italia i ka koalicionet siç do i bëjnmë ne, unë dhe ti se do i votosh dhe ti.

Mos ngatërro arin e vjedhur në luftë me mandatet se janë dy gjëra të ndryshme. Koalicionet janë program dhe listë e përbashkët.

CDU-CSU është një koalicion, por ka një kandidat, një skuadër dhe shkon në fushën e betejës jo duke shkuar me 3 mijë kandidatë si ne në Shqipëri. Se votat e dërguara për njërin, mblidhen në prehrin e tjetrit. Kështu s’ka më. “– thotë Rama.

Më pas kryeministri pati edhe një mesazh solidarizimi sipas tij, për opozitën në Parlament.

“E fundit që kam është se ju duhet të jeni pak më të shqetësuar kur sa herë që ky Parlament merr vendime, ju dilni fëmijë pa nënë e pa baba. Ilegjitimë.

Jo për mua. Opozita jo parlamentare dhe jo-opozita presidenciale, nuk e nderojnë veten, nuk i nderojnë ata të cilët i mbështesin duke e fyer parlamentin dhe duke i trajtuar parlamentarët si dy kategori, një kategori legjitimë dhe një tjetër kategori jolegjitimë. Kjo është shumë e ulët dhe e padenjtë, sepse askush nga ju e nga ne këtu nuk është ilegjitim. Ju jeni këtu politikisht me nënë e me babë. Me Monën e me Lulin. Ju kanë sjellë ata këtu, nuk ju ka sjellë PS e as ndonjë monarki paralele me republikën. Në këtë aspect, sot përpara të gjithëve dua t’ju shpreh solidaritetin tim në këtë pikë dhe dua ta përsëris edhe një herë se unë nuk e respektoj më shumë Lulzim Bashën se sa Rudina Hajdarin, nuk e respektoj më shumë Ilir Metën si Myslim Murrizin, asnjë prej atyre që janë jashtë e që sulmojnë nga jashtë, ndërkohë që ishin brenda dhe solën jashtë, më shumë se sat ë gjithë ju këtu, përfshirë dhe lartmadhëninë e tij në tentativë, Kujtim Gjuzin.”- tha Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *