Vendosni fjalën kyçe....

Rama u kërkon deputetëve të vënë maskat por s’e mban vetë: Unë s’kam nevojë


Fjalën e tij në seancën e sotme plenare, kryeministri Edi Rama e nisi duke u kërkuar deputetëve në Kuvend që të vendosin maskë mbrojtëse dhe duke i kujtuar se tanimë kjo është e detyrueshme me ligj.

“I dashur Halit vërë maskën, zonja Hajdari të lutem vendos maskën. Maska është tanimë e detyueshme në ambiente të brendshme. Kur unë shfaqem në rrugë jam pa maskë, në mjedise të hapura mjafton ruajtja e distancës minimale dhe mos kontaktimi me shtrëngim duarsh me të tjerët. Ndërsa në mjediset e mbyllura maska është e detyrueshme. Edhe Kuvendi duhet të japë shembullin, zonja Hajdari nuk po e bën, ndoshta Kuvendi duhet t’ua vendosë në dispozicion.”– thotë Rama.

Këtu deputetja Hajdari i dërgon Ramës një maskë në foltore, duke i kujtuar se as ai vetë s’e ka vënë. Por Rama ka këtë përgjigje: “Unë e kam por kur flitet nuk ka nevojë sepse jemi në distancë. Faleminderit gjithsesi, një flamur i bardhë paqeje mes nesh”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *