Vendosni fjalën kyçe....

Rezultatet paraprake-Rritet përfaqësimi i shqiptarëve në parlamentin e Maqedonisë së Veriut


Rezultatet paraprake, të cilat po shkojnë drejt finalizimit tregojnë se shqiptarët e kanë rritur përfaqësimin në parlamentin e Maqedonisë së Veriut me 29 deputetë.

Numërimet e fundit rrisin përqindjet e votave të marra nga partitë shqiptare, teksa llogaritjet e deritanishme japin konfigurimin e 29 deputetëve, një shifër shumë më e madhe nga të dhënat e vetë shtabeve elektorale të partive disa minuta më parë.

BDI-ja e Ali Ahmetit merr deri më tani 16 mandate, koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa 12 deputetë, PDSH e Menduh Thaçit 1 mandat dhe E Majta një tjetër.

Shumë afër me njëra tjetrën, me një kryesim prej dy deputetësh është LSDM/Besa me 46 mandate, ndërsa VMRO-DPMNE me 44 mandate.

Parlamenti i Maqedonisë së Veriut ka 120 deputetë, ndërsa kanë mbetur pa u përpunuar të dhënat edhe për 111 vendvotimi, qendra që mund të sjellin ndryshime të vogla.

Rritja e përfaqësimit të shqiptarëve rrit edhe pozicionin e tyre në negociata me koalicionin apo partinë fituese kryesuese për formimin e qeverisë.

Pyetja mbetet, Ahmeti apo Sela/Gashi do i drejtojnë negociatat? BDI-ja është e sigurt se do të jenë ata./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *