Seanca e sotme parlamentare ka nisur me diskutime për vendosjen e maskës. Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi u kërkoi deputetëve në sallë që të vendosin maskën mbrojtëse, në një kohë kur është bërë e detyrueshme me ligj vendosja e tyre.
“Ne duhet të jemi të parët për zbatimin e masave dhe nuk ka vend për të neglizhuar ne të parët dhe për të kërkuar nga zgjedhësit se kjo betejë fitohet. Kush është pa maskë në sallë të vendosë maskën, kjo është e para. Këtë e bën e gjithë bota, gjithë protokolli dhe parlamentet e botës. Edhe krerët e shteteve më të fuqishme takohen dhe diskutojnë online”- tha Ruçi.
Deputeti Korab Lita nga ana tjetër, u ankua se ishte e kotë zhvillimi i mbledhjeve online, pasi sipas tij pëetej tyre deputetët bashkohen me njëri-tjetrin nëpër kafene.
“Është e kotë të bëjmë mbledhjet online, kur deputetët po rrinë grumbuj në kafe”- tha Lita.
Ndërkohë nga deputeti tjetër i opozitës, Halit Halteri, pati thirrje që të rritet numri i testimeve për të parandaluar përhapjen e sëmundjes së Covid-19.