Dy persona kanë mbetur të plagosur mbrëmjen e kaluar në zonën e “Bllokut” në kryeqytet.
Ngjarja ka ndodhur përballë një lokali, ku dy persona janë zënë me njëri-tjetrin dhe sherri ka agravuar në përdorimin e një arme zjarri.
Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri në këmbë, ndërsa tjetri është goditur fort me sende të forta.
Të dy personat janë dërguar në spital ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Dyshohet se i dëmtuari me sende të forta ka qëlluar me armë dhe ka plagosur në këmbë tjetrin.