Sipas të dhënave të deritanishme nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor, partitë politike shqiptare do përfaqësohen në sesionin e ri parlamentar me 32 deputetë.
Kjo gjë nuk ndodhte që nga zgjedhjet e para parlmentare të vitit 1991 në Maqedoninë e Veriut.
Partia e parë mes atyre shqiptare është BDI-ja e Ali Ahmetit që ka marrë deri tani 15 deputetë, pesë më shumë se në zgjedhjet e fundit, shkruan Ina.
Koalicioni mes dy partive, Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës, do të ketë 12 mandate ndërsa Lëvizja BESA e Bilall Kasamit, e cila ishte në koalicion me LSDM-në e Zoran Zaevit, arriti të marrë katër deputetë.
Humbësja e madhe e këtyre zgjedhjeve është PD-ja e Menduh Thaçit që ka marrë vetëm një deputet.