Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur për medie pas përfundimit të intervistimit në Zyrën e Prokurorit Special në Hagë.
“Sapo përfundova dëshminë në dhomat e specializuara. Më vjen mirë që për katër ditë me radhë kisha mundësinë të japë sqarimet e mia për aktivitetin tim gjatë luftës. Tani mbetet prokurorit dhe gjyqtarit ta gjykojë dëshminë time. Unë besoj se do të gjykohem drejt dhe paanashëm në atë çka kam dëshmuar. Unë skam bërë asnjë krim dhe se lufta e UÇK ishte lufte e drejtë për liri e Kosovës”-tha Thaçi.
Në pyetjen e gazetarit se është pyetur nga prokurori lidhur me pretendimet e Dick Martit për “Shtëpinë e Verdhë”, Thaçi tha se nuk është pyetur.
“Unë sonte nuk kam të drejtën të flas për asnjë informacion lidhur me dëshminë time tash e katër ditë. Mirëpo lidhur me pyetjen tuaj mund të konfirmoj se nuk jam pyetur për pretendimet e Dick Martit në asnjë rast”, ka thënë Thaçi.