Vendosni fjalën kyçe....

Zaev shpall fitoren: Kemi tre deputetë më shumë se VMRO-ja


Kryeministri aktual i Maqedonisë së Veriut dhe kreu i LSDM-së, Zoran Zaev ka shpallur fitoren e partisë së tij dhe të koalicionit “Mundemi” në zgjedhjet e 10-parlamentare për vendin.

Ai thotë se ka mbi 3 mandate më shumë se VMRO-DPMNE.

 “Me një avantazh bindës dhe të qëndrueshëm me mbi tre mandate para VMRO-DPMNE-së, me mundësi për një ose dy mandate më tepër, koalicioni “Mundemi” është fitues në këto zgjedhje parlamentare”, tha Zaev, citon Tetova Sot.

Zaev i vlerësoi zgjedhjet si europiane, të sigurta dhe bashkëkohore si dhe falënderoi të gjithë ata që dolën për të votuar.

“Sot fitoi e ardhmja, fitoi përparimi. Koncepti – një shoqëri për të gjithë i mundi përçarjet”. – tha Zaev.

Me votat e numëruara deri më tani del se LSDM dhe koalicioni “Mundemi” kanë fituar 46 mandate, VMRO-DPMNE-ja 44 mandate, BDI-ja 16 mandate, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa 12 mandate, PDSH një mandat dhe Levica një mandat.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *