Vendosni fjalën kyçe....

Ali Ahmeti s’heq dorë nga kërkesa për kryeministër shqiptar në Maqedoninë e Veriut


Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, partia e të cilit mori më shumë deputetë nga partitë shqiptare në zgjedhjet e parakohshme në Maqedoninë e Veriut ka ripohuar kërkesën për kryeministër shqiptar.

Siç raportojnë mediat, Ahmeti ka thekesuar se BDI-ja nuk tërhiqet nga kërkesa për kryeministër shqiptar e po kështu nga marrëveshjet e Ohrit e Prespës.

Ai u bëri thirrje palëve të ulin tensionet e emocionet e të mendojnë për të ardhmen.

“Sigurisht, unë po i riafirmoj vijat e kuqe, nuk ka kthim pas. Marrëveshja e Ohrit, Marrëveshja e Prespës, Marrëveshja për Fqinjësi të Mirë, vettingu dhe kryeministri shqiptar. Kujt ia merr mendja dhe është i përgatitur që të bëjë procese në këtë vend pa BDI-në, më duket se ga guxim të tepruar. Të gjitha palët duhet t’i ulin tensionet, t’i lënë prapa emocionet dhe folklorizmat dhe të gjithë të mendojmë bashkarisht se si t’i çojmë proceset përpara.” – ka thënë ndër të tjera Ahmeti.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *