Vendosni fjalën kyçe....

Apple fiton betejën 13 milion euroshe për taksat me Bashkimin Evropian


Kompania gjigande e teknologjisë ka fituar në gjykatën e BE gjyqin për konfliktin e shmangies së taksave në Irlandë.

Komisioni Europian, tha në vitin 2016 se qeveria irlandeze i kishte dhënë Apple  një avantazh të paligjshëm duke e ndihmuar të mbante faturën e tij të taksave artificialisht të ulët për më shumë se 20 vjet.

Por Irlanda nuk donte para. Vendi i vogël u bë baza evropiane për kompani të tilla si Apple, Google dhe Facebook  sepse ka një nga nivelet më të ulëta të taksave të korporatave në Evropë. Kështu që u bashkua me Apple për të luftuar Komisionin.

Në një deklaratë, një zëdhënës i Apple i tha CNN Business se kompania ishte “e kënaqur” me vendimin, duke argumentuar se çështja nuk ishte  për sa taksa paguan, por ku i paguan ato.

“Ne jemi krenarë që jemi taksapaguesit më të mëdhenj në botë pasi e dimë rëndësinë që luajnë taksat në shoqëri. Apple ka paguar më shumë se 100 miliardë dollarë në taksat e të ardhurave të korporatave në të gjithë botën në dekadën e fundit , “shtoi zëdhënësi.

Drejtori i Përgjithshëm i Apple Tim Cook ka thënë më parë se aktvendimi nuk kishte “asnjë bazë në fakt apo ligj”, duke e cilësuar atë “shënjestrim të qartë të Apple”.

Vendimi i gjykatës është një goditje e madhe për Komisionin, i cili ka kërkuar të heqë dorë nga ajo që konsideron marrëveshje të padrejta tatimore në Europë. Komisioni mund të apelojë vendimin në gjykatën më të lartë të Europës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *