Vendosni fjalën kyçe....

Komisioneri për Zgjerimin: Marrëveshja e 5 qershorit të miratohet sa më shpejt


Komisioneri për Zgjerimin, Varhelyi, u ka bërë thirrje palëve politike në vend që të miratojnë sa më shpejt marrëveshjen e 5 qershorit për zgjedhjet.

Ai shkruan se ajo duhet të kthehet shpejt në ligj pasi adreson një nga kushtet e pranimit në Bashkimin Europian.

“Reforma zgjedhore në Shqipëri: Është gjë e mirë që Këshilli Politik do të diskutojë ndryshimet e propozuara në sistemin zgjedhor. Gjithëpërfshirja është mënyra e duhur për të çuar përpara çështjet elektorale. Është vendimtare që marrëveshja e 5 qershorit të ruhet dhe votohet shpejt në ligj, pasi adreson një kusht kryesor për bisedimet e pranimit me Bashkimin Europian” – shkruan Varhelyi në Twitter.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *